Si bëhet Testi i Intolerancës Ushqimore

Testi i Intolerancës Ushqimore bëhet me fije floku. ju duhet të vizitoni qendrën tonë ose të dërgoni me postë flokët tuaj/a nëse për ndonjë arsye nuk mund të vini te ne.

Më poshtë keni disa spjegime se si duhet të veproni - përgatitni flokët me rastin e dhënies së mostrës për testim.

Paraprakisht flokët tuaja duhet të jenë të pastra, mund të jenë të ngjyrosura por Jo të lyera me ndonjë vaj flokësh, apo ndonjë tip xhelatine, ngurtësim etj. ngase do ndryshonte rezultatin si flokë të kontaminuara.

1. Nëse vizitoni qendrën tonë

Formularin e paraqitjes e plotësojmë së bashku. Ju lutemi përgjigjuni në sa më shumë pyetje që Ju bëhen, jepni me kujdes të dhënat tuaja. Spjegimet tjera do i merrni gjatë seancës.

1a. Nëse flokët tuaja i dërgoni me postë te ne

Plotësoni formularin e paraqitjes. Ju lutemi përgjigjuni në sa më shumë pyetje që Ju bëhen, jepni me kujdes të dhënat tuaja dhe më pas futini ato në zarf të mbyllur.

2a. Merrni një mostër flokësh

Ju lutemi, merrni me kujdes 6 ose 10 fije flokësh në kokë (sugjerohet pas kokës) ose trupit dhe vendosni në një qese të vogël që mbyllet vetë.

Mostrat mund të merren ose nga rrënja duke i krehur flokët mbrapsht, dhe duke mbledhur fijen ose duke i prerë me kujdes flokët sa më afër rrënjës por edhe nëse ka mjaftueshëm edhe duke i shkulur.

SHËNIM: Çdo mostër që nuk është marrë në një qese të mbyllur mirë do të refuzohet si mostër për shkak të kontaminimit të mundshëm

3a. Dërgojeni zarfin në Postë

Vendoseni formularin e plotësuar bashkë me qesen e mostrës së flokëve në një zarf dhe dërgojini ato me postë direkt në adresën tonë

4a. Merrni rezultatet tuaja

Ne synojmë t'i dërgojmë rezultatet tuaja në email-in tuaj brenda 2 ditë pune nga marrja e mostrës tuaj në adresën tonë. Ju do të njoftoheni me kohë, nëse do të ketë ndonjë vonesë eventuale.

Këtu mund të zbritni Formularin e Paraqitjes të cilin duhet ta plotësoni